Pas heqjes së reciprocitetit me Serbinë, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogun do ta udhëheqë ai.
Hoti edhe njëherë ka përsëritur se është Qeveria ajo që do të udhëheqë me dialogun dhe se kompetencat nuk do t’i transferohen Presidentit, siç është raportuar nëpër media, transmeton portali arbresh.info.
“Tashmë dihet kush e udhëheqë në bazë të kompetencave kushtetuese, edhe po të doja unë nuk mund t’i transferoj kompetenca e mia kushtetuese as te Presidenti e te askush tjetër. Nuk dua dhe nuk do t’i transferoj, kemi marrë përgjegjësinë dhe zotimin se do ta marrim përsipër dialogun. Dialogu udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës që i raporton Kuvendit”, deklaroi ai.
Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë është marrë vendim që të hiqet reciprociteti i vendosur nga ish kryeministri Albin Kurti./arbresh.info/
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...