Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se në tri vitet e fundit është përkeqësuar struktura e buxhetit.
Sipas tij, ka treefish më shumë shpenzime në subvencione-transfere se në ndërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve apo në pajisje të ushtrisë e policisë, shkruan Arbresh.info.
“Kjo politikë buxhetore nuk siguron zhvillim. As varfëria nuk eliminohet kështu. Ajo mund të zbutet përkohësisht me subvencione, por eliminohet vetëm me zhvillim.”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, ai ka vlerësuar se më shuëm është investuar në 2 vite e 9 muaj të Qeverisë Mustafa se në Qeverinë aktuale që është në vitin e katërt të mandatit.
“Më tepër është investuar në 2 vite e 9 muaj të Qeverinë Mustafa (979 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror), se në Qeverinë aktuale që është në vitin e katërt të mandatit (910 mil. euro shpenzimet kapitale në nivelin qendror).”, ka shkrua Hoti.
Depueteti i LDK-së po ashtu krahasoi shpenzimet kapitale të Qeverisë Mustafa dhe Qeverisë Kurti.
“Për më tepër, në Qeverinë Mustafa 20 përqind e buxhetit është dedikuar për shpenzime kapitale të nivelit qendror. Ndërkaq, në Qeverinë aktuale, shpenzimet kapitale të nivelit qendror kanë rënë në 12 përqind të buxhetit.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё