Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u është përgjigjur kritikave të deputetëve për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Hoti, tha se këto zgjedhje organizohen nga OSBE në Kosovë dhe se nuk janë zgjedhjet e para serbe që mbahen në shtetin e Kosovës.
Sipas tij, kërkesa e OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, ishte dërguar sa ishte qeveria Kurti.
Ai, tha se ata kanë kërkuar kësaj radhe 140 pika grumbulluese, por që nuk janë lejuar.
“Unë kam leju të njëjtat aranzhime që i kanë pasur institucionet e Kosovës nga viti 2012 e këndej, pra nën menaxhimin e OSBE-së. Më lejoni të jem i drejtpërdrejtë, kjo kërkesë, sepse OSBE nuk e merr përsipër organizimin e këtyre pikave grumbulluese pa një miratim të institucioneve të Kosovës. Kërkesa ka qenë në qeverinë paraprake nja dy apo tri javë dhe ka pritur në zyrë, as nuk është miratuar e as nuk është refuzuar”, tha Hoti./arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...