Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar sot Manastirin e Deçanit.
Shefi i qeverisë duke mos dhënë datë të saktë se kur do të gjendet zgjedhja ka thënë se javëve të ardhshme do të gjendet zgjedhja, raporton Arbresh.info.
“Hoti ka thënë se në javët e ardhshme do të gjejnë një zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë duke e mbrojtur kështu interesat e qytetarëve, por edhe interesat e Manastirit të Deçanit si një vend i veçantë i trashëgimisë sonë kulturore e botërore”, ka thënë ndër të tjera Hoti raporton Arbresh.info.
Ky është njoftimi i plotë:
Sot vizitova komunën e Deçanit, ku u takova me kryetarin, Bashkim Ramosaj, dhe Manastirin e Deçanit, ku u pritëm nga ati Sava Janjiq.
Diskutuam për çështje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Deçanit dhe në veçanti për çështjen e rrugës së Manastirit. Ne kemi kulturë institucionale, edhe si komunë, edhe si qeveri për të respektuar ligjet që janë nxjerrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për të respektuar vendimet që i nxjerrin institucionet tona vendore. Biseduam që në javët e ardhshme të gjejnë një zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë duke e mbrojtur kështu interesat e qytetarëve, por edhe interesat e Manastirit të Deçanit si një vend i veçantë i trashëgimisë sonë kulturore e botërore.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...