Kryeministri Avdullah Hoti në konferencën për media Tiranë sot, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se do të përfaqësojë shtetin e Kosovës sa herë që të ftohet.
Hoti këto komente i ka bërë kur është pyetur se a do të marrë pjesë në dialog nëse nuk do të jetë i pranishëm Presidenti Thaçi.
“Ashtu si e kam thënë dialogu nuk ka alternativë, prandaj sa herë të ftohem në Washington ose Bruksel do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës”, u shpreh Hoti
Kryeministri Hoti u shpreh se askush nuk duhet të pengojë organet e drejtësisë kur u pyet për protestën e OVL UÇK’së të paralajmëruar me 9 korrik me kërkesën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
“E drejta për protestë është e drejtë elementare, sic kemi bërë në të kaluarën edhe kësaj radhe do të respektojmë obligimet ndërkombëtare, sepse kur organet e drejtësisë e ngrisin një çështje nuk është e udhës për të penguar organet e drejtësisë por për t’u përballur me to”, ka thënë Hoti.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...