Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për prishjen e koalicionit me LVV-në. Ai ka akuzuar ish-Qeverinë Kurti se ka rrezikuar funksionimin e institucioneve.
“Në qeverinë e fundit për disa muaj kishim dy herë shkelje të Kushtetutës, kishim shkuarje në ekstreme sa i përket relacionit me partnerët ndërkombëtarë duke krijuar tensione të panevojshme në gjysmë të natës”, ka thënë Hoti në një intervistë për Telegrafin.
Ai ka shtuar se Qeveria e tanishme e drejtuar nga ai ka kthyer normalitetin në funksionimin e institucioneve. Hoti ka shtuar se si opozitë nuk duhet punuar për shkatërrimin e shtetit por duhet përmes alternativave të kontribuojmë në qeverisje.
“Nuk punohet në shkatërrimin e shtetit kur je në opozitë, kontribuon me alternativa të qeverisjes. Ti punon për interesa shtetit e jo për rrënimin e shtetit, nuk imponon diskurs ekstrem. Duhet të jemi pak më të kujdesshëm në të bërit e politikës”, tha Hoti për Telegrafin.
Kryeministri e quajti vendim racional prishjen e koalicionit me LVV-në.
“As unë as LDK kur i kemi marrë vendimet nuk e kemi pa veten sesi do ta vlerësojnë qytetarët në zgjedhje kur kemi marrë ato veprime. Unë jam i bindur që është vendim racional ai që kemi marrë në raport me LVV-në”, u shpreh Hoti.
Duke folur rreth qeverisjes së tij, ai përmendi si sukses qasjen e kryeministrit në të gjitha qendrat e BE-së, arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.
Sa i përket marrëveshjes në Washington, Hoti shoti se kjo marrëveshje do të zbatohet.
“Nuk do të ndryshojë asgjë, jemi në komunikim të rregullt me administratën e SHBA-ve atje dhe ambasadën këtu për të zbatuar projektet që janë pjesë e marrëveshjes. Nuk do të ndikohet zbatimi i kësaj marrëveshje nga ndërrimi i administratës atje”, u shpreh Hoti.
Ai shtoi se nëse kjo qeveri arrin të kalojë problemin e zgjedhjes së presidentit dhe arrijnë të qojnë mandatin deri në fund do të arrijnë të fusin në ekonomi 5-6 miliardë euro.
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...