Shefi i grupit paralamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar gratë e kësaj lidhje me rastin e 28 vjetorit të Forumi të Gruas të LDK-së.
Hoti shprehi falënderim për gratë e partisë duke thënë që ato janë zëri i grave të Kosovës dhe i japin kuptim Lidhjes.
“Dëshiroj të uroj Kryetaren e Forumit Znj.Lirije Kajtazi dhe të gjitha gratë dhe aktivistet e LDK-së. Për 28 vjet me radhë, këto aktiviste kanë qenë zëri i grave në Kosovë, në vitet e dhunës dhe luftës, në vitet e ndërtimit të institucioneve demokratike dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës. Ju i jepni kuptim LIDHJES! dhe me ju LIDHJA! është e plotë”, ka shkruar në postimin e tij në Facebook, Avdulla Hoti./Arbresh.info/
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...
Koalicion me LDK-në, përgjigjet Hamza: Dikush me dikë duhet ...
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë çelës për zhv...
Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin Guxo dhe mos të ...
Mourinho i vendos dy kushte Real Madridit, mediumi i njohur ...
Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, vizita që mund ...