Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se lidhur me shuarjen e Task-forcës Kundër Korrupsionit ka takuar të gjithë ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
“Në pikën e parë ai vendim është jokushtetues sepse i kërkon prokurorisë që të formojë struktura të caktuara për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Ne kemi një plan të qartë se si do të lëvizim përpara. Puna e Task-forcës do të vazhdojë e paprekur në të gjitha çështjet”, është shprehur Hoti, njofton Klan Kosova.
“Jemi dakorduar që ta punojmë organogramin e ri të Policisë së Kosovës. Mos të ketë frikë askush lidhur me këtë. Duhet të kenë frikë vetëm ata që frikohen se do t’u shkojmë gjërave deri në fund”.
Këto komente Hoti i ka bërë gjatë vizitës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.
Për këtë ai ka thënë se do të angazhohen si ekzekutiv pasi që vlerësojnë se me reformat aty do të mund të kursejnë miliona euro./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...