Pas homazheve te shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, te Memoriali i ushtarëve të NATO-së, dhe shtatorja e heroit kombëtare, Zahir Pajazit, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar për medie.
Ai ka thënë se shënjimi i 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës është ditë e veçantë për popullin, shkruan arbresh.info.
Hoti ka shtuar se duhet falënderuar partnerët ndërkombëtarë për lirinë dhe pavarësinë.
“Sot bashkë me kabinetin qeveritar bëmë nderime në këto tri vende simbole të rezidencës dhe luftës e sakrificës për liri dhe pavarësi. Është ditë e veçantë si plotë si tjera për popullin e Kosovës por kjo është vërtetë e veçantë sepse kemi parasysh entuziazmin e popullit të Kosovës që kanë përjetuar kur trupat e NATOS-së janë futur në Kosovë. Duhet të jeni falënderuar për partnerët ndërkombëtarë për lirinë që sot e gëzojmë”, ka thënë Hoti./arbresh.info/
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...