Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, do të duhej që pas dy vjetësh qeverisje të realizonte disa nga zotimet e programit qeverisës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se dy vitet e qeverisjes karakterizohen me numrin e madh të rinisë që kanë emigruar, probleme në veri, kaos në energjetikë e të tjera.
“Sot, pas dy vitesh qeverisje, do të duhej: lehtësisht të identifikoheshin projektet investive (së paku të nisura) dhe vendet e krijuara të punës, të numëroheshin çerdhet e ndërtuara, të numëroheshin banesat e ndërtuara për familjet e reja, të vëreheshin reformat në arsim e shëndetësi, të niste punën Fondi Sovran me pasuritë e AKP-së, të jepeshin kredi me norma të ulëta nga Banka Zhvillimore, të numëroheshin njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtarë”, shkroi ai.
Por siç thotë Hoti asnjëra nga këto nuk shihet as në horizont.
“Dy vite të qeverisjes, karakterizohen me: mungesë e barnave dhe emigrim i mjekëve, valë të njëpasnjëshme të privatizimit të aseteve të AKP-së, ulje e pagave reale, mungesë e investimeve kapitale, rritje e deficitit tregtar me 1 miliard euro, kthim i Serbisë në partner kryesor tregtar në rajon me 371 milionë euro import, futja e dialogut në udhë pa krye, acarimi i marrëdhënieve me miqtë, protesta të sindikatave dhe ditë të humbura të mësimit”, shtoi ai.
“Më është cenuar privatësia”: Ankohet deputeti që shkruante ...
Haziri akuzon VV-në: Institucionet s’mund të ndërtohen mbi s...
Tragjedi në Indonezi: Dy trena përplasen mes vete, 14 viktim...
UNICEF mbledh mbi 120 të rinj, në fokus efiçienca
Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presiden...
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...