Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka dhuruar gjak pasi ka kaluar virusin Covid-19.
Hoti ka dhënë gjak që plaza e tij të përdoret për personat e prekur me Covid-19.
Në facebook, Hoti ka thënë se ka ende mjaftueshëm antitrupa për të kontribuar në shpëtimin e jetës për personat që kanë nevojë.
Postimi i plotë:
Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!
Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Corona./arbresh.info/

Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...