Gjatë një bashkëbisedimi me komunitetin e biznesit në Suharekë, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin e tij ekonomik, i cili ka posedon 9 objektiva dhe 23 detyra prioritare.
“Ndër masat e para në fushën e fuqizimit të bizneseve do të jetë krijimi i një Fondi Zhvillimor për të përkrahur biznesin vendor dhe fuqizimi i skemës së garantimit të kredive”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se nëpërmes këtij Fondi do t’i bashkëfinancojmë projektet investive të firmave vendëse që e rrisin prodhimin vendës dhe ndikojnë në uljen e deficitit tregtar të Kosovës.
“Nëpërmes këtyre masave ne parashikojmë që norma e papunësisë të jetë në numër njëshifror, ndërsa paga minimale në sektorin privat dhe atë shoqërorë të jetë 210 euro bruto. Objektiv tjetër i yni do të jetë zhvillim ekonomik prej 6-7 %. Objektiv tjetër i yni do të jetë promovimi i iniciativës private, konkurrencës së lirë dhe tregut të hapur”, ka thënë Hoti.
“Synimi ynë kryesor është që sektori privat të jetë gjenerator i rritjes ekonomike dhe punësimit. Ne do të bëjmë promovimin e investimeve në prodhim dhe shërbimeve me vlerë të lartë shtuese. Të gjitha këto do të ndikojnë në zvogëlimi i vazhdueshëm të varfërisë”, ka thënë kandidati për kryeministër.
Ai ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë së re do të krijohet Fondi për Inovacione për mbështetjen e inovacionit, e cila do të siguronte stimuj (grante korrespondente) për investimet e NVM-ve në hulumtime dhe kërkime shkencore.
“Kjo skemë do të jetë pjesë e Fondit të Punësimit dhe të Zhvillimit. Ministria e Financave gjithashtu do të sigurojë përjashtime tatimore për blerjet e reja të teknologjisë që nxisin lidhjet me institucionet kërkimore jashtë vendit”, ka thënë Hoti.
Kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, ka thënë se gjatë mandatit të tij si ministër i Financave, Avdullah Hoti ka përkrahur projektet e kësaj komune dhe kështu ka ndikuar në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes.
“Shpresojmë se në mandatin e tij qeverisës Hoti do të përkrah edhe më tepër projektet tona në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Asllanaj.
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...