Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Ai, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh te Obelisku i personave të pagjetur.
Hoti tha se edhe 20 vjet pas luftës nuk mund të jemi të qetë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Kjo për ne është plagë e hapur akoma dhe është tema më e ndjeshme edhe pas 20 vjetësh. Nuk është e tepërt ta them se kjo është tema kryesore në çfarëdo marrëveshje që arrihet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nuk mund të jem i qetë derisa familjet e të pagjeturve të din ku i kanë të dashurit e tyre”, u shpreh Hoti.
Kryeministri Hoti u shpreh se tha se në takimin e 4 shtatorit në Uashington duhet të shkohet si koalicion i bashkuar./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?