Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, konsideron se partitë politike duhet që sa më parë të bisedojnë dhe të caktojnë datën e zgjedhjeve.
Në një intervistë për televizionin publik, Hoti ka thënë se opozita s’i ka numrat për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.
Megjithatë, sipas tij, ekzekutivi aktual është më i dobëti që ka pasur ndonjëherë Kosova që nga viti 99.
“Nuk i kemi 61 vota për mocionin. Lista Serbe ka shprehur vullnetin e tyre, sikurse partitë tjerë që kanë dhënë nënshkrimet. Në situatën në të cilën jemi është e udhës që sa më parë t’i kthehemi tryezave të partive politike për dakordimin e caktimit të datës së zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Hoti ka folur edhe rreth ngjarjeve të fundit në veri të vendit.
“Ka disa ditë që është krijuar një situatë komplekse me dorëheqjen e kryetarëve të veriut. Nuk ka asnjë plan se ku shkojnë pas këtyre masave”, është shprehur ai.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...