Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Re e mirëpret rolin kryesor të SHBA-së Kosovë-Serbi.
Hoti ka thënë se letra e sekretarit Pompeo është e qartë, dhe se njohja e ndërsjelltë e dy shteteve është qëllimi i tyre.
Kështu është shprehur Hoti në llogarinë e tij në “Twitter”.
“Duke mirëpritur rolin kryesor të SHBA në dialogun Kosovë-Serbi.
Letra e sekretarit Pompeo është e qartë – dialogu ka në qendër njohjen e ndërsjellë, i cili është qëllimi ynë përfundimtar.
Normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për prosperitetin në rajonin tonë dhe sigurimin e integrimit në BE të rajonit në tërësi”, ka shkruar ai.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend