Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë, të cilët i ka njoftuar me gjendjen e veteranëve të luftës dhe mundësitë buxhetore për këtë kategori, për përmbushjen e kritereve strukturore, ashtu siç është paraparë me Programin Stand-By, si dhe për rishikimin e buxhetit për vitin 2016.
Ministri Hoti i informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike, për performancën e të hyrave ku që nga fillimi i vitit 2016, të hyrat buxhetore, në veçanti ato tatimore janë duke performuar shumë mirë, ndërsa shpenzimet buxhetore janë në linjë me planifikimet.
Ai gjithashtu i njoftoi ata me gjendjen e veteranëve të luftës dhe mundësitë buxhetore për këtë kategori, për përmbushjen e kritereve strukturore, ashtu siç është paraparë me Programin Stand-By, si dhe për rishikimin e buxhetit për vitin 2016.
Shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane e vlerësoi lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen dhe ecuritë pozitive të programit me FMN-në.
Ministri Hoti dhe Miniane u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin e mirë dhe implementimin me sukses të Programit.
Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 24 qershor,ku përveç Ministrisë së Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë.
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...