Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka folur për Shefen e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari dhe ministrën e Industrisë, Rozeta Hajdari të cilat kanë dorëzuar padi në gjykatë për video-inçizimet e publikuara nga mediat.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kjo është një situatë absurd në një demokraci, ku thotë se një politikan i cili ndjen përgjegjësi publike do kishte dhënë dorëheqje, shkruan Arbresh.info.
“Kjo është situata absurde në një demokraci. Një politikan normal, që ndjen përgjegjësi publike, do të kishte dhënë dorëheqje derisa të sqaroheshin këto ngjarje nga organet e drejtësisë”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info/
Qeveria në detyrë miraton vendime për 18-vjetorin e Pavarësi...
Arrestimi i zyrtarëve komunalë, Rama ofron bashkëpunim të pl...
Haxhiu kërkon që të hetohet edhe kreu i KQZ-së e deri te çdo...
Trump synon të ndërtojë një bazë të CIA-s në Venezuelë
Alcaraz arrin për herë të parë në karrierë gjysmëfinalen e A...
Arrestohen tre zyrtar komunal në Prishtinë, Prokuroria jep d...