Kosova dhe Izraeli sot kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti i cili më pas në një konferencë të përbashkët për medie me Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, tha se me këtë nënshkrim Kosova ka thyer bllokadën për njohje, raporton arbresh.info
Ai po ashtu ka thënë se një marrëveshje e tillë i nxori gabim të gjithë kritikët që nuk i besuan dhe e kritikuan njohjen nga Izareli.
“Ne kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën, përgëzojmë MPJ. Falënderojmë dy administratat amerikanë për mbështetje. Shteti i Kosovës konsolidohet më tutje në arenën ndërkombëtare me miq dhe në Lindjen e Mesme falë mbështetjes nga SHBA. Konkretizimi që bëmë sot, tregon qartë për efektin dhe rendësin që ka marrëveshja e 4 shtatorit dhe i nxjerrë plotësisht gabim të gjithë ata kritik që e kanë kritiku dhe mos e pranu njohjen nga Shteti Izraelit, që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë”, tha Hoti./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet