Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa në tubimin në Suharekë ka thënë se ky është koalicioni më i fuqishëm që është bërë ndonjëher në Kosovë.
“Është koalicion i shpresës, i së ardhmes që do të jetësoj shpresën e të rinjve. Ky koalicion do ta integroj Kosovën në NATO dhe do ta ruaj fqinjësinë me SHBA-të që ka qenë amanet i presidentit Rugova. Andaj unë kam nderin ti prijë një liste të njerëzve me duar të pastërta, njerëz doktor shkence”, ka thënë ai.
Hoti ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Suharekës.
“Kërkoj mbështetjen në realizimin e këtij programi që premton një buxhet prej 3 miliard eurosh, për rritje ekonomike 7-8%, për një të ardhme më të mirë. Jam këtu për të kërkuar përkrahjen tuaj që të rinjët dhe të rejat të gjejnë punë pas mbarimit të studimeve, jam këtu për të përkrahur bujqit, për të siguruar arsim cilësor, për zbatimin e rendit dhe ligjit”, ka shtuar ai
Ai ka thënë se asnjë pëlëmb tokë e Kosovës nuk do të humbet nëse vije në qeverisje ky koalicion.
“Kërkoj mbështetjen e juaj që të themelojmë ushtrinë e Kosovës bashkë me partnerët tanë. Kërkojë mbështetjen e juaj për një plan konkret për ti normalizuar marrëdhëniet me të gjitha shtetet në rajon, për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë”, theksoi ai./Arbresh.info
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...