Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti u bëri thirrje deputetëve të koalicionit PAN që të jenë prezent në seancën e së enjtes, kur pritet të konstituohet kuvendi.
Ai tha se meqenëse seanca e nesërme është thirrur në mënyrë të rregullt do të duhej që deputetët e koalicionit PAN të marrin pjesë dhe të votonin.
“Nëse këta nuk marrin pjesë nesër në seancë atëherë ju kryesues ju ftoj që nesër t’a mbani takimin konsultativ që ta caktojmë seancat për javën e ardhshme. Ne do ti shfrytëzojmë të drejtat kushtetuese dhe nuk marrim pjesë në asnjë seancë jashtë të drejtave kushtetuese. Andaj të mbajmë nesër takim”, u shprehë Hoti.
Ai u bëri thirrje deputetëve të PDK që të shkojnë në seancë dhe ta propozojnë kandidatin e tyre për kryetar të kuvendit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...