Ministri i Financave Avdullah Hoti, gjendet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat do të zhvillohen në Uashington DC.
Në një njoftim për media, thuhet se përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ministri Hoti do të zhvilloj takime edhe me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, si dhe me zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan.
Gjithashtu, ministri Hoti do të ketë takime edhe me homologë të vendeve të ndryshme, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...