Ish-kryemistri i Kosovës, dhe njëherit deputet nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se u është drejtuar deputetëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga shumë vende të botës, në Forumin për Transparencë dhe Monitorim Parlamentar, i cili po mbahet në Tajvan.
“Sot, në hapje të Forumit për Transparencë dhe Monitorim Parlamentar në Tajvan, pata nderin tu drejtohesha deputetëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga shumë vende të botës. E falënderova NDI nga SHBA, WFD nga Britania e Madhe dhe CCW nga Tajvani për ftesën dhe mundësinë që t’u drejtohem të pranishmëve në këtë Forum”, ka njoftuar Hoti.
Sipas tij Kosova është një demokraci e re, por e konsoliduar dhe transparenca parlamentare në Kosovë është vendosur përmes mekanizmave, që përfshijnë zyrën e OJQ-ve në Kuvend, konsultimet e rregullta të Kuvendit me OJQ, përfshirja e OJQ-ve dhe qytetarëve në përgatitjen e ligjeve, si dhe përcjellja elektronike e gjithë procesit të përgatitjes së ligjeve etj.
“Kosova ka histori të jashtëzakonshme. Një person në Kosovë, që është i moshës 40-vjeçare, e ka ndërruar shtetësinë katër herë. Në lindje e ka marrë shtetësinë e Jugosllavisë. Mandej, gjatë viteve të 1990-ta e ka marrë shtetësinë e Federatës Serbi – Mali i Zi. Pas luftës të 1998-1999, e ka marrë pasaportën e UNMIK-ut. Dhe, në fund, nga viti 2008, ka pasaportë të Republikës së Kosovës”ka shkruar Hoti./Arbresh.info
Njoftimi i plotë i Hotit:
Vuçiqi paralajmëron zgjedhjet e parakohshme
Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në Leposaviq, një...
Kurti: Jeta e Kiçinës dhe Halilajt u shenjua si luftëtarë të...
Bulliqi sërish kandidat për kryetar të Podujevës
Simone Inzaghi kërcënon të lërë në hije finalen e Ligës së K...
Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës, evakuohen...