Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria i mori masat e nevojshme shtese parandaluese lidhur me koronavirusin (COVID-19), përfshire mbylljen e shkollave.
Hoti ka deklaruar se me vendimin e sotëm kanë evituar rrezikun për 500 mijë persona (fëmijë, nxënës e studentë) që të ekspozohen ndaj rrezikut të marrjes dhe shpërndarjes së virusit.
“Nuk ka nevoje për panik pasi nuk ka asnjë rast te identifikuar, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt”, ka shkruar Hoti në Facebook.
“Sot Qeveria i mori masat e nevojshme shtese parandaluese lidhur me COVID-19, perfshire mbylljen e shkollave. Me kete vendim evitojme rrezikun per 500 mije persona (femije, nxenes e studente) qe te ekspozohen ndaj rrezikut te marrjes dhe shperndarjes se virusit. Nuk ka nevoje per panik pasi nuk ka asnje rast te identidikuar, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt”, shkruan ai.
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup