Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar që përmes marrëveshjeve me Serbinë të i hapet rruga Kosovës, që të anëtarësohet menjëherë në OKB dhe në NATO.
Sipas Hotit kjo marrëveshje do të nënkuptonte njohje reciproke.
Postimi i plote:
“DIALOGU ME SERBINË: LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese.
Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të nënkuptojë normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, që arrihet vetëm me njohje reciproke.
Marrëveshja duhet t’i mundësojë Kosovës anëtarësim të menjëhershëm në OKB, si dhe t’i hapë rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO.
Marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet duke:
Si shenjë e vullnetit të mirë, shteti i Serbisë duhet të ofrojë menjëherë të dhënat për të pagjeturit, të shpreh vullnet për kërkim-falje dhe për kompensim të dëmeve të luftës.
Nisja e një procesi të ri të dialogut me Serbinë pa përgatitje paraprake është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. Dialogu po tentohet të udhëhiqet nga institucione jolegjitime dhe jashtë mandatit kushtetues të tyre. Ekipet që i tejkalojnë institucionet shtetërore cenojnë përfaqësimin kushtetues të Kosovës në këtë proces dhe përbëjnë kthim prapa. Askush nuk mund të vendosë fatin e Kosovës në tavolinën e dialogut.
Dialogu duhet të udhëhiqet nga institucionet shtetërore, që kanë kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik.
Ne jemi të gatshëm të bëhemi pjesë aktive e dialogut, por vetëm pas legjitimimit qytetarë përmes votës së lirë. Ne mbetemi të përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese.
Ne nuk votojmë asnjë rezolutë, e cila mandaton persona që nuk kanë legjitimitet dhe kompetenca kushtetuese për të udhëhequr një proces të tillë”. /arbresh.info/
Vaksinimi kundër HPV-së në Kosovë po vazhdon me rezultate po...
Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet n...
“Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kërcënojnë integritetin...
Kurti tregon se cilat dokumente të strukturave paralele serb...
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...