Avdullah Hoti nga Lidhjes Demokratike e Kosovës, në 28 vjetorin e themelimit të LDK-së në Rahovec ka thënë se kjo parti ka luajtur rol vendimtar në çdo fazë të ndërtimit të shtetit të Kosovës.
“LDK-ja ka luajtur rol vendimtar ne çdo faze te ndërtimit te shtetit te Kosoves”, ka shkruar Hoti në facebook.
Postimi i plotë i Hotit:
Sot shenuam 28 vjetorin e themelimit te deges se LDK-se ne Rahovec ne prani te shume aktivisteve dhe miqve. Deshiroj te falenderoj ata qe themeluan dhe mbajten degen per gati tre dekada, burra dhe gra te Rahovecit qe para 28 viteve ju bashkuan Presidentit Rugova ne misionin e tij per nje Kosove te lire dhe te pavarur.
LDK-ja ka luajtur rol vendimtar ne cdo faze te ndertimit te shtetit te Kosoves. Historia e LDK-se eshte ne fakt historia e popullit te Kosoves per liri e pavaresi, duke filluar nga rezistenca paqesore, lufta e armatosur, protektorati nderkombetar, pavaresia dhe ndertimi i shtetit.
Misioni qe tani ne si gjenerate kemi eshte te integrojme Kosoven ne BE dhe NATO dhe te ruajme miqesine me SHBA, sic donte Presidenti Rugova.
Na prifte e mbara ne kete mision.
Zoti e bekofte Kosoven dhe miqte e Kosoves.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...