Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po shkel mbi çdo gjë vetëm për ta ruajtur pushtetin.
Hoti tha se dyshon se do të mund të arrihet ndonjë marrëveshje më e mirë se sa ajo që u arrit në vitin 2015.
Postimi i plotë:
Sikur bisedat e sotme në Bruksel lidhur me asociacionin të ishin pjesë e “Marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ndoshta do i kisha kuptuar dhe arsyetuar qeveritarët aktual.
Por, pa kurrfarë premtimi për njohje reciproke, e me gjithë atë dhunë që kreu aktual i qeverisë ka përdorur për të kundërshtuar asociacionin, negocimi i statutit të asociacionit që ndodh sot në Bruksel është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin.
Pavarësisht kësaj, dyshoj se ka mundësi të arrihet diçka më e mirë se ajo që parashihet në marrëveshjen e vitit 2015, ku thuhet në mënyrë eksplicite se statuti i asociacionit duhet të marrë pajtimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës para se të miratohet nga Qeveria./Arbresh.info/
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...