Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti në Frontal të T7 ka folur rreth asaj se a duhet të udhëheq me bisedimet Presidenti i vendit.
Ai ka thënë se dialogu duhet të udhëhiqet nga Kuvendi dhe Qeveria dhe se Presidenti i Kosovës nuk ka kompetenca kushtetuese ta bëjë një gjë të tillë.
“Dialogu duhet të udhëhiqet nga Kuvendi dhe nga Qeveria. Presidenti s’ka kompetenca kushtetuese për të udhëhequr këtë proces. Nuk është kompetencë e tij kushtetuese . Po të ishte e drejtë kushtetuese e tij, ai do ta kishte kryer deri tash dialogun” ka theksuar ai.
Hoti më tej ka shtuar se për bisedime “duhet një platformë që merr 2/3 e deputetëve që vendos parimet dhe më pas kryeministri e udhëheq procesin”
Ai ka thënë se vijat e kuqe të këtij procesi janë mbrojtja e integritetit territorial dhe karakteri unitar i shtetit.
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...