Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se sapo ka arritur nga Brukseli në Aeroportin Ndërkombëtar, “Adem Jashari”.
Hoti përmes një shkrimi në facebook ka thënë se me të arritur ka kryer kontrollen rutinore nga doktoresha që ishte present, me ç’rast ka falënderuar atë dhe gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për punën e tyre, shkruan arbresh.info.
Ai tutje ka bërë apel tek qytetarët që të bartin maska, të mbajnë distancën sociale dhe higjienën personale.
Postimi i plotë:
Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm.
Të kujdesemi për veten dhe familjet tona, që mjekët tanë ta kenë më të lehtë.
Maska – Distanca – Higjiena personale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...