Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Takimi mes Hoti e Dendias u bë pa praninë e mediave, shkruan Arbresh.info.
Por Hoti nuk e lëshoi duar thatë shefin e diplomacisë greke.
Ai i dha një pende si dhuratë për të, shkruan Arbresh.info.
E duar thatë nuk kishe ardhur as greku pasi i dha një dhuratë shefi te qeverisë.

Ky është njoftimi i plotë zyra e kryeministrit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, si dhe procesin e dialogut final ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.
“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, tha kryeministri Hoti.
Po ashtu, kryeministri Hoti dhe ministri Dendias u zotuan në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, me theks të veçantë në fushën e energjisë.
Ministri Dendias, duke e falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, theksoi se Greqia mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik, si dhe në begatimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...