Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar një deklaratë të Bankës Botërore, ku thotë se Kosova ka përjetuar progres ekonomik gjatë dekadës së fundit.
Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Hoti tha se kjo i bie që Kosova qenka zhvilluar e jo varfëruar nga qeveritë e kaluar.
Sipas tij, mashtrimet ndaj qytetarëve po marrin fund.
“Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 për qind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë”. Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet. Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info/
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...