Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar Kooperativën Bujqësore të Grave “Krusha”, ku pronares Fahrije Hoti, i ka shprehur respektin për punën e palodhshme dhe i ka ofruar mbështetjen e Qeverisë për avancimin e punës në këtë kooperativë.
Kryeministri Hoti tha se kooperativa e zonjës Fahrije është model i organizimit dhe punësimit të grave, si dhe të gjenerimit të të ardhurave për familjet e tyre, shkruan arbresh.info.
“Sivjet ka qenë vit i vështirë për të gjithë pa përjashtim, edhe për prodhuesit bujqësorë, si dhe për të gjitha gratë që punojnë këtu. Do t’iu qëndrojmë afër. Siç e dini, ne kemi një pako të rimëkëmbjes ekonomike dhe në kuadër të saj një masë të veçantë për mbështetjen e grave në biznes”, është shprehur Hoti.

Ai ka thënë se pavarësisht zhvillimeve të fundit politike që kanë ndodhur, Qeveria do të vazhdojë me zbatimin e kësaj pakoje dhe me mbështetjen e grave në biznes.
Kryeministri Hoti, nënvizoi se pjesën e parë të kësaj mbështetjeje e kanë mbyllur me ndihmën për 100 çerdhe private në mbarë Kosovën, që janë biznese të udhëhequra nga gratë dhe punësojnë gra. Ndërsa, në pjesën e dytë do të mbështesin drejtpërdrejtë gratë që janë të përfshira në biznes si pronare ose si të punësuara gra, para së gjithash këtë kooperativë./arbresh.info/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli