Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se e mbështesin plotësisht marrëveshjen e demarkacionit dhe se sipas tij i mbetet koalicionit qeverisës që t’i sigurojnë votat.
Hoti tha se shpreson që kjo çështje që po endet në Kuvendin e Kosovës për tri vite rresht do të merr fund.
“Duke qenë se kanë kërkuar nga ne që të dakordohen për kohën, besoj që 62 vota të koalicionit janë siguruar”, ka thënë Hoti.
Ai po ashtu theksoi se pjesë e marrëveshjes të jenë edhe katër raportet për Demarkacionin.
“Kemi kërkuar që të debatohet për këtë çështje. Kemi kërkuar po ashtu që pjesë e marrëveshjes të jenë edhe katër raportet, raporti i Komisionit Meha, raporti i komisionit Ndërkombëtar i themeluar nga presidentja Jahjaga, raporti i Akademisë së Shkencave si dhe raporti i komisionit Shtetëror i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi. Krejt këto raporte duhet të jenë në dispozicion të deputetëve, dhe secili deputetë të votoj sipas ndërgjegjes së tyre”, u shpreh tutje Avdullah Hoti.
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...