Kandidati i koalicionit LDK-AKR për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni i krijuar PDK-AAK-NISMA është krijuar për ta kthyer Kosovën 17 vite prapa.
Hoti, në një debat me të rinjtë ka thënë se ky koalicion është koalicion i krizës personale të drejtuesve të saj.
|Është krijuar një koalicion që po mundohet ta kthejë Kosovën 17 vite prapa. Koalicioni i natës dhe i frikës nuk ka ide se si do ta zhvilloj Kosovën, nuk ka ide se si të punojë me juve, si t’ju shërbej juve. Ky koalicion i krizës personale të drejtuesve të tij kurrë nuk mund të jetë në të mirën e këtij vendi. Në dy vjet e gjysmë kemi punuar në një situatë shumë të vështirë për të quar vendin përpara”, ka thënë Hoti.
Duke lavdëruar personalitetin dhe punën e Isa Mustafës, Hoti ka thënë se koalicioni LDK-AKR nuk është koalicion i ndarjes së posteve por koalicion i vizionit të përbashkët për ta quar Kosovën përpara./Arbresh.info.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin