Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka komentuar situatën ekonomike në vend, duke cilësuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në këtë fushë si të dobët.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka theksuar se shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë.
“Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike”, shkroi ai.
Më tej, Hoti tha se kjo është arsyeja që rritja ekonomike, matur në periudha tremujore, ka qenë me trend rënës nga tremujori i dytë i vitit 2021, që është koha kur kjo qeveri ka nisur punën.
“Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit”, shtoi më tutje Hoti./Arbresh.info/
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin