Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër lidhur me situatën në sektorin e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si pasojë të drejtpërdrejtë të keqmenaxhimit institucional.
Sipas Hotit, pas viteve të humbura pa investime, pa planifikim dhe pa përgjegjësi, qytetarët dhe bizneset po përballen me reduktime të energjisë elektrike, të paralajmëruara së fundmi nga KOSTT.
Ai thekson se kjo gjendje përfaqëson një ndëshkim kolektiv për shoqërinë, si pasojë e dështimeve të qeverisjes.
“Keqmenaxhimi i sektorit të energjisë elektrike po i kthehet qytetarëve si ndëshkim kolektiv. Pas viteve të humbura pa investime, pa planifikim dhe pa përgjegjësi, KOSTT del me njoftime për reduktime të energjisë. Është e papranueshme që në 2026 qytetarët dhe bizneset të përballen me ndërprerje të rrymës për shkak të dështimeve të atyre që kanë pasur pushtetin dhe buxhetin në dorë. Askush nuk mund të fshihet pas njoftimeve teknike, kur përgjegjësia është politike dhe direkte. Energjia nuk është luks, është e drejtë themelore. Çdo reduktim është dëshmi e qartë e keqmenaxhimit, mungesës së vizionit dhe neglizhencës ndaj interesit publik. Qytetarët po paguajnë çmimin e dështimit të kësaj qeverie me errësirë, me dëme ekonomike dhe me pasiguri”, tha ai./Arbresh.info
Situata me ujin e pijshëm, IKSHPK del me njoftim
Ambasada në Prishtinë rikujton: DASh ka pezulluar lëshimin e...
Kurti takoi ambasadoren e re të Estonisë
Arrestohet në Fier 23‑vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pjesë ...
Venezuela liron amerikanët/ DASH: Hap i duhur nga autoritete...
KOSTT: Stabilizohet gjendja në sistem pas rritjes së prodhim...