Enver Hoti nga Nisma për Kosovën ka falënderuar qytetarët e Malishevës për përkrahjen në projektin e Nismës.
Hoti i cili është kandidat për deputet nga radhët e Nismës ka thënë se me prezencën e djeshme në sallën e sporteve u dëshmuar përkrahja e qytetarëve të kësaj komunë në partinë Fatmir Limajt dhe kandidatëve për deputet nga kjo parti.
Hoti u ka premtuar qytetarëve të Malishevës se do të vazhdojnë të jetë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës dhe do të mbrojnë interesat e qytetarëve.
“Ka ardhë koha për NISMËN në Qeveri”, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.
Postimi i plotë i Enver Hotit:
Faleminderit bashkëvendas për përkrahjen e fuqishme për projektin e NISMËS.
Dje, në Palestren e Sportit “Habib Zogaj”, me prezencen tuaj dëshmuat përkrahjen ndaj NISMËS, kryetarit Limaj dhe kandidatëve për deputetë nga Nisma për Kosovën.
Me përkrahjen tuaj do të vazhdojmë të jemi zë i fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e qytetarëve tanë dhe vendit tonë.
Ka ardhë koha për NISMËN në Qeveri.
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Vodhi një televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçani...