Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka folur në Frontal të T7 pas takimit të LDK’së me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, në shtëpinë e kryetarit të partisë, Isa Mustafa.
Hoti tha se me ambasadorin Delawie kanë shkëmbyer idetë e tyre për dialogun me Serbinë, dhe ia kanë treguar atij qëndrimet e kësaj partie për cështjen e bisedimeve.
Shefi i GP të LDK’së, i pyetur nëse Delawie ua kërkoi përfshirjen në dialog, ai ka thënë se diçka e tillë kërkohet vazhdimisht nga ndërkombëtarët, pas ata duan ekip konsensual.
“Është kërkesë edhe e ambasadorit amerikan që të krijohet një konsensus i spektrit politik. Gjithmonë e kërkojnë”, tha ai, shkruan Gazeta Express.
Hoti ka thënë se takimi me ambasadorin nuk ka qenë i një situate të jashtëzakonshme dhe se aryseja e vetme pse u realizua në shtëpinë e Mustafës është gjendja shendetësore e këtij të fundit.
“Takimi në shtëpinë e z. Mustafa ka ndodhur aty për shkak të gjendjes shëndetësore të kryetarit. Kjo ishte aryseja e takimit në shtëpi”, ka thënë Hoti. /Express/
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...