Kryeministri Avdullah Hoti ka marre pjesë në konferencën “Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.
Hoti me këtë rast ka thënë se viktimat e dhunës gjatë luftës meritojnë mbështetjen e institucioneve.
Prandaj sipas tij, Qeveria mbetet e përkushtuar që të mbështes procesin e njohjes së statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.
“E dëshmojmë përpjekjen tonë të përbashkët për këtë pjesë të shoqërisë për dhimbjen që kanë pasur. Kjo dhunë është plagë e rëndë për shoqërinë e Kosovës. Viktimat e dhunës gjatë luftës meritojnë mbështetjen tonë”.
“Ne si shtet e shoqëri jemi të përkushtuar të njohim dhimbjen e tyre. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes procesin e njohjes së statusit të personave të dhunuar gjatë luftës. Do të ofrojmë edhe mbështetjen buxhetore për këtë komision”.
Ai ka shtuar se duhet që të punohet bashkë me kuarjo që të demaskohen dhunuesit. Sipas Hotit, turpi nuk është i viktimave, por i atyre që kanë kryer krimin, raporton EO.
“Shuma që është përcaktuar si ndihmë për këto viktima nuk është e mjaftueshme, por është sinjal që ne e njohim statusin e tyre. Ky proces i njohës dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës është delikat”.
“Si shoqëri e kemi nevojë të shërojmë këto plagë dhe mos të harrojmë ato që kanë ndodhur. Të kemi kuranjo t’i demaskojmë dhunuesit. Turpi nuk është i viktimave, por i atyre që kanë kryer krimin”, ka thënë poashtu Hoti./EO/
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...