Hoti i kërkon shefit të AKI-së lirimin e detyrës

14:48 | 17 Dhjetor 2020

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar lirimin e detyrës shefit  të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Kreshnik Gashi.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara