Bartësi i listës së deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë pas takimit të sotëm mes LDK-së, VV-së dhe Alternativës se shumë shpejt do të dalin me qeverisje të përbashkët.
Hoti ka thënë se bashkë me Dardan Sejdiu e VV-së dhe Ilir Dedën e Alternativës janë dakorduar që sot e tutje të takohen në baza ditore, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, ata e kanë pritur mjaft PAN-in dhe tani i është hapur rruga atyre që në mënyrë ligjore të qeverisin.
“Ne sot u dakordum qe nga sot e tutje do të takohemi në baza ditore. Ne shpejt do të dalim me qeverisje të përbashkët. Pas dështimit të gjashtë seancave nuk kemi çka te presim, ne kemi pritur koalicionin PAN. Neve na është hapur rruga që në mënyrë ligjore të qeverisim”, ka thënë Hoti.
Ai i ka bërë ftesë Pacollit që tu bashkohet në takimet draftike që do t’i mbajnë cdo ditë me Alternativën dhe Vetëvendosjen.
Takimi LDK-VV-Alternativa është mbajtur vetëm pak kohë pasi lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është prishur marrëveshja LDK-AKR./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK