Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot Forcës së Sigurisë së Kosovës iu kanë shtuar edhe tre oficerë të ri.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka treguar se Nëntoger Albestrim Rexhepin, Nëntoger Nuhi Pronaj dhe Nëntoger Rinor Hamiti, kanë kryer me sukses Akademinë Ushtarake në Qendrën Gjermane të Kadetëve dhe nga 15 dhjetori i këtij viti ata do të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Sot, Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan edhe tre oficerë të ri. Falënderime për Bundeswehrin!
Nëntoger Albestrim Rexhepin, Nëntoger Nuhi Pronaj dhe Nëntoger Rinor Hamiti, kanë kryer me sukses Akademinë Ushtarake në Qendrën Gjermane të Kadetëve dhe nga data 15 Dhjetori i këtij viti ata do të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Urime për Oficerët e ri dhe faleminderit Qeverisë së Gjermanisë, Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe Bundeswehr-it, për përkrahjen e vazhdueshme që i dhanë Kosovës në kohën më të vështirë për popullin tonë por edhe për dekada të tëra më pas, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj drejt afrimit me shtetet aleate. Aspirata për anëtarësim në NATO do të jetë edhe më legjitime dhe e fuqishme kur oficere e oficerë të ri të FSK-së kryejnë Akademi Ushtarake si këta tre nëntogerët tanë në Gjermani.
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”