Hoti: Foltorja dhe Kuvendi i Kosovës arenë përplasjesh

11:28 | 23 Nëntor 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar që kjo e fundit të ndërpritet dhe të vazhdohet për nesër, shkruan arbresh.info.

Sipas tij PDK-ja, doli nga seanca pa asnjë diskutim, duke shtuar që edhe pozita duke aluduar në Vetëvendosjen po e shfrytëzon seancën për të promovuar agjenda.

Hoti ka thënë se foltorja dhe i gjithë Kuvendi i Kosovës është shndërrua në arenë përplasjesh dhe fyerjesh.

“Kjo foltore dhe ky Kuvend është shndërru në fyerje se kush po e përçmon njëri -tjetrin. Nuk ka asnjë arsye të vazhdoj seanca sepse nuk e kemi kabinetin qeveritar. Unë i lus deputetët si të opozitës si të pozitës të flasim për agjenda që i kemi. Do të vijë koha për zbardhjen e vrasjeve, ju premtoj këtë. Nuk mund ta shndërrojmë Kuvendin në arenë përplasjesh”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se agjendat shtetërore duhet të dërgohen përpara.

“Kemi agjenda shtetërore që duhet t’i qojmë përpara pavarësisht që pozita është e papërgjegjshme”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara