Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Bjornstad, i cili shoqërohej nga ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl.
“Në këtë takim është biseduar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me këtë, kryeministri Hoti ritheksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë, e cila do të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”, bëhet e ditur në një komunikatë për medie.
Me këtë rast, kryeministri Hoti e ka njoftuar Bjornstad për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, veçmas për menaxhimin dhe parandalimin e pandeminë COVID–19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Duke folur për agjendën dhe orientimin e integrimit të plotë euroatlantik të Kosovës, kryeministri Hoti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat. Në këtë kontekst, ai pohoi se të dyja vendet duhet ta thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin dypalësh në interes të dy vendeve dhe popujve tanë.
Sipas komunikatës, Përfaqësuesi Special i Norvegjisë per Ballkanin Perëndimor Arne Bjornstad, e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen duke thënë se Norvegjia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian./arbresh.info/
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...
Operacion policor në Tiranë, goditet grupi i trafikut të arm...
Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë
Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin...