Ndaj një propozimi të kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj për ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame në Paris të Francës ka pasur reagime të shumta nga opozita.
Reagimi i radhës vjen edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.
Hoti në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka thënë se Franca nuk ka nevojë për ndihmën e Kosovës kaq simbolike për rekonstruimin e Katedrales.
Mirëpo ai tha se me ndarjen e këtyre mjeteve Kosova si shoqëri dhe shtet e vlerëson trashëgiminë kulturore botërore.
“Katedralja Notre Dame është pasuri e kulturës botërore. Të gjithë e kemi parë me pikëllim shkatërrimin e këtij simboli të civilizimit dhe kulturës.
A ka pasur nevojë Franca për ndihmën tonë kaq simbolike për rekonstruimin e Katedrales? Sigurisht se jo.
Me ndarjen e këtyre mjeteve, a tregojmë ne si shoqëri dhe shtet se e vlerësojmë trashëgiminë kulturore botërore, si dhe mbështetjen që kemi pasur në momente kritike të ekzistencës tonë nga shteti mik Franca? Sigurisht se po”, ka shkruar në Facebook, Avdullah Hoti.
Ndryshe, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se duhet bërë kujdes në deklarata mediatike, pasi mbështetja e financiare e Kosovës ndaj shtetit francez është modeste.
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...