Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për emërimin e Ekrem Hysenaj, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-102 me Ligjin nr.04/L-115, me Ligjin nr.04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi, thuhet në njoftimin për media.
Pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK –ja për zbatimin e tij./arbresh.info/
Kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe Barcelona, Dortmundi ...
Mbi 1,400 gjoba të shqiptuara e 41 aksidente të regjistruara...
Pesë të arrestuar pas një përleshjeje në fshatin Llabjan të ...
Një grua dërgohet pa shenja jetë në QKMF në Suharekë, polici...
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...