Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë.
Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për angazhimin e tyre dhe mobilizimin për fitoren e LDK-së.
“Komuna e Pejës është model për çdo komunë, kjo e dëshmon më së miri, nevojën për qeverisje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
E kam marrë besimin për kryeministër nga LDK-ja, dhe ku është privilegj i veçantë jo vetëm për mua por për çdo qytetar të Republikës së Kosovës.
Ne kemi marrë qeverisjen në një kohë shumë të vështirë, kemi marrë vendime që nuk kanë qenë populliste në fillim por ato e hapën rrugën për dialog dhe ndihmë financiare nga SHBA-të dhe BE-ja”, tha ndër të tjerash kryeministri Hoti.
Ai nënvizoi se, Qeveria Hoti, ndihmoi qytetarët dhe bizneset, i normalizoi marrëdhëniet me partnerët strategjik dhe bashkësinë ndërkombëtare, menaxhoi më së miri pandeminë dhe stabilizoi situatën politike.
Do të vazhdojmë me punë të mirë dhe të ndershme për qytetarët tanë!/arbresh.info
Prokuroria cakton arrest shtëpiak për Grubin
Hapet së shpejti konkursi për ushtarë të rinj në FSK
E ardhmja e Luciano Spallettit lidhet me ndeshjen ndaj Galat...
Publikohet klipi zyrtar i finalistëve të Big Brother VIP Kos...
Hamza: Asnjë emër për presidentin në takim me Kurtin, diskut...
Dyshja shqiptare që luajnë në Kosovë, ftohen nga Maqedonia e...