Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në një takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi ambasadorin Kosnett për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për vendin tonë, si dhe pohoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë me SHBA-të edhe në të ardhmen.

Po ashtu, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e menjëhershme të qeverisë së re, siç janë: lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. Krahas këtyre, ai theksoi edhe prioritetet e tjera, si forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i korrupsionit, rritja e punësimit, zhvillimi i tregut të lirë dhe marrja e përgjegjësive për dialogun.
Ambasadori Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojnë mbështetjen e saj për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit – përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit./arbresh.info/
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...
Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?
Bota humbet një miliard fuçi naftë