Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Hoti e njoftoi ambasadorin Grondahl për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në luftën kundër pandemisë COVID-19, masat për rimëkëmbjen ekonomike, agjendën e reformave evropiane, fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.

Me këtë, rast kryeministri Hoti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Qeverisë që udhëheqë për ndihmën e Norvegjisë dhënë Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit, duke vlerësuar se forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve është i një rëndësie të veçantë edhe në të ardhmen.
Në këtë takim, është diskutuar edhe çështja e dialogut, për të cilën kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke./arbresh.info/
Musliu-Shoshi: Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia!
FOL: Ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend përbën rrezik për rendin...
Çështja e presidentit, Gashi: Sjellje e dhunshme për ndryshi...
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...