Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani, duke i cilësuar ato “për keqardhje”.
Sipas Hotit, presidentja është e vetëdijshme se për shqyrtimin e çështjeve në Kuvend duhet të përmbushen disa procedura kushtetuese që lidhen me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet, por megjithatë, sipas tij, ajo “po renditet krahas aleatit të saj politik në ushtrimin e presionit publik ndaj partive politike”.
“Duke qenë se e di këtë, që është e kuptueshme për secilin, ajo po renditet krahas aleatit të saj në fushatën e presionit publik ndaj partive politike. Bile i fton edhe mediat që të bëjnë presion tek partitë politike. Ajo po i bashkohet kësaj fushate që është në funksion të ndërtimit të narrativave mashtruese për zgjedhjet e reja. Asgjë e re në këtë drejtim, kështu ka vepruar gjatë gjithë mandatit. Në anën tjetër, ajo e ka aktgjykimin e Gjykatës Supreme që e thotë qartë se anëtarët e qeverisë të betuar si deputetë janë duke mbajtur postet qeveritare në mënyrë joligjore. Për këtë nuk e thotë asnjë fjalë, edhe pse Kushtetuta e Kosovës e detyron të sigurojë funksionim kushtetues të institucioneve”, shkroi ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...