Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i’u ka bërë thirrje të gjithë gastronomëve që t’i respektojnë masat për parandalimin e Covid-19.
Ndërsa, në një nga fotografitë e publikuara shihet zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, duke mbajtur në duar një sendviq, ushqim ky që e merr kryeministri në punë, për të cilin pati shumë komente.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se sot ka vizutuar kafenetë në qytetin e Prishtinës për të vëzhguar se sa po respektohen masat, transmeton arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Sot e vizituam një prej bareve të Prishtinës, që është shembull i respektimit të masave kundër #COVID19. Nga sot, kemi filluar të goditemi edhe më shumë nga vala e dytë e pandemisë dhe gastronomia mbetet një prej sektorëve që kërkon shumë më shumë vëmendje, sidomos për shkak të ndikimit që ka në ekonominë e vendit.
Prandaj, ju bëjë thirrje të gjithë gastronomëve që t’i respektojnë në përpikmëri masat, sepse një mbyllje tjetër për gastronominë do të linte pasoja shumë të mëdha në ekonominë e vendit.
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...